Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi! Detajet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier. Sipas burimeve  paraprake mjeti ka qenë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit.

NOA

Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Asasas

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet.

Sakaq, paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.