Përfshihet nga flakët banesa në Lukovë, shkak shkëndija elektrike

123
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët në Lukovë. Policia e Himarës bën me dije se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Si pasojë e flakëve raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2022, rreth orës 18:20, në Lukovë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.