Intesa Sanpaolo Bank Albania dhuron një eskursion mësimor në Torino për ekipin fitues të “ECO – QUIZ”

46
Sigal

Ekipi fitues i përbërë nga 15 adoleshentë do të vizitojë Muzeun e Kursimeve

dhe Qendrën e Inovacionit të Intesa Sanpaolo

Tiranë, 5 Korrik, 2022 – Përgjatë ditës së sotme u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “ECO-QUIZ” i cili u drejtua nga Muzeu i Kursimeve (Museo del Risparmio) i Grupit Intesa Sanpaolo në bashkëpunim me Divizionin e Bankave Filiale Ndërkombëtare, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Qendrën TUMO Tirana në praninë e 120 fëmijëve dhe të ftuarëve të tjerë të shquar.

Ky kuiz i veçantë u zhvillua më 30 qershor 2022, në Qendrën TUMO, me pjesëmarrjen e 120 fëmijëve të moshës 13-16 vjeç. Ata u ndanë në 10 grupe duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Sfidën Financiare dhe Mjedisore bazuar në disa koncepte të rëndësishme si përcaktimi i çmimeve, inflacioni dhe spekulimi, si dhe mënyrat e adresimit të cështjeve kryesore që ndikojnë planetin tonë. “ECO-QUIZ” u organizua përmes aplikacionit Kahoot.

Pjesëmarrësve iu dha një mundësi unike për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përvetësimit të njohurive, aftësive dhe sjelljeve të nevojshme për të marrë vendime financiare në përputhje me nevojat dhe mundësitë e tyre nëpërmjet videove dhe lojërave edukative si ky kuiz interaktiv, të përgatitura nga stafi me përvojë i Muzeut të Kursimeve, me qëllim shpjegimin e koncepteve si menaxhimi i parave, qëndrueshmëria në mjedis dhe parimet e ekonomisë qarkulluese.

Ekipi fitues u shpall para ceremonisë së ndarjes së çmimeve duke krijuar valë emocioni dhe gëzimi tek fëmijët pjesëmarrës. 15 fëmijët, anëtarë të ekipit fitues do të shkojnë në një eskursion mësimor në Torino të Italisë, me çdo shpenzim të përfshirë. Gjatë këtij udhëtimi, që do të zhvillohet në shtator 2022, ata do të vizitojnë Muzeun e Kursimeve, një institucion i rëndësishëm i edukimit financiar dhe ambientet e Qendrës së Inovacionit të Intesa Sanpaolo, një qendër për largpamësit dhe krijuesit e ndryshimit.

Ekipi fitues do të përfitojë një përvojë mësimore me një qasje edukative dhe argëtuese në të njëjtën kohë. Përmes udhëtimit ata do të njihen personalisht me informacione, burime dhe mjete për të rritur nivelin e edukimit të tyre financiar dhe aftësitë dixhitale, por edhe për të marrë njohuri mbi inovacionet teknologjike.

Paneli i të ftuarve në ceremoni përbëhej nga autoritete dhe drejtues të shquar:

  • Gian Maria Gros-Pietro– Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Grupit Intesa Sanpaolo;
  • Marco Elio Rottigni – Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo;
  • Giovanna Paladino- Drejtore e Sekretariatit Teknik të Kryesisë së Intesa Sanpaolo dhe Drejtore/Kuratore e Muzeut të Kursimeve;
  • Erion Veliaj– Kryetar i Bashkisë së Tiranës;
  • Bora Muzhaqi– Ministre e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë; RININË DHE FËMIJËT
  • Alessandro D’Oria– Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania;
  • Aleksandër Sarapuli – Bashkëdrejtor i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit;
  • Martin Mata – Bashkëdrejtor i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit;
  • Shqipe Berisha – Drejtore e Përgjithshme e TUMO-s.

Në mesazhet e tyre drejtuar fëmijëve dhe të ftuarve, panelistët shprehën kënaqësinë për organizimin e suksesshëm të këtij projekti për herë të parë në Shqipëri. Ata ndanë komplimentet e tyre për të gjithë fëmijët që morën pjesë në “ECO-QUIZ” të gatshëm për të eksploruar njohuritë e tyre mbi çështjet financiare dhe të qëndrueshmërisë.

Giovanna Paladino, Drejtore e Sekretariatit Teknik të Presidencës së Intesa Sanpaolo dhe Drejtore/Kuratore e Muzeut të Kursimeve deklaroi: “Zyra e Kryesisë së Intesa Sanpaolo dhe Muzeu i Kursimeve janë të lumtur që marrin pjesë në këtë ngjarje duke ndarë njohuritë tona si edhe duke ofruar ndihmën për menaxhimin e suksesshëm të “ECO-QUIZ”. Edukimi financiar është një aftësi thelbësore që ne, si qytetarë aktivë duhet të kemi për të marrë vendime të informuara në mënyrë që të arrijmë objektivat tona në jetë. Është shumë e rëndësishme të filloni të flisni për paratë në moshë të re, sepse kjo ndikon pozitivisht në qasjen ndaj menaxhimit të parave dhe burimeve të pakta që do të ndeshni në jetën tuaj si të rritur. Muzeu i Kursimeve po punon me disa partnerë ndërkombëtarë dhe me bankat e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo. Misioni ynë është të përhapim ndërgjegjësimin financiar përmes aktiviteteve inovative dhe angazhimit të mijëra fëmijëve.”

Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur për organizimin dhe realizimin e suksesshëm të “ECO-QUIZ” në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj të gjithë aktorët që bashkëpunuan për organizimin e eventit dhe të gjithë fëmijët që iu bashkuan këtij konkursi. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka qenë pionier i shumë projekteve të Edukimit Financiar në vend për më shumë se një dekadë duke përdorur ekspertizën dhe mbështetjen e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo. Ky eveniment është një tjetër mundësi për të theksuar rëndësinë e Edukimit Financiar për brezat e rinj në zbatim të synimit tonë strategjik për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin financiar në shoqëri dhe për t’u ofruar mundësi të barabarta fëmijëve dhe të rinjve.”

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorim të ngushtë të nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë. Faqe zyrtare: www.intesasanpaolobank.al

 

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë vendase – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimin dixhital dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërrmarjet që janë në pronësi të plotë të saj për zhvillimin e produkteve, menaxhimin e aseteve dhe sigurimeve. Përkushtimi i vazhdueshëm në lidhje me parimet e QMS-së nga ana e Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie për projekte me ndikim social dhe mjedisor deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për ekonominë qarkulluese, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për të arritur Zero Neto deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një përkrahës i angazhuar i kulturës italiane, Grupi Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e tij të muzeve, Galleri d’Italia, për të prezantuar trashëgiminë artistike të bankës por dhe si një hapësirë për zhvillimin e projekteve prestigjioze kulturore.

 

News: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

Twitter: @intesasanpaolo

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo