Përdhunimi i 50-vjeçares, flet bashkëshorti i viktimës: Ja për çfarë iu lut Drita autorëve të krimit, jemi të shokuar!

353

Në një rrëfimi ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i të ndjerës Drita Saliaj, e masakruar në fshatin Gjerës të Mallakastrës, tregon detaje tronditëse për krimin makabër.

Duke u ndalur te momenti më i vështirë i ngjarjes, përdhunimi i 50-vjeçares para se të mbytej dhe të hidhej në rezervuar nga tre të rinj, Hair Saliaj tha se janë të shokuar dhe të tronditur, ndërsa e cilësoi këtë si ngjarjen më të rëndë në rajon.

“Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë, sepse është e para tragjedi në rajon, jo vetëm në vendin tonë.

Ka pasur ngjarje që u vranë e u lanë në shtëpi, por kjo është masakruar, është torturuar dhe unë nuk kam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur, e kanë hedhur të gjallë. Ajo është lutur vetëm që të mos e vrisnin. Askush nga familjarët e 16-vjecarit nuk ka marrë pjesë në varrim. Sa i përket marrëdhënies me familjarët e tij, gjithsecili ishte në punë e vet”, tregoi bashkëshorti i viktimës.

Kur ke emigruar për herë të parë?

Në 1991-1992. Në 2011 u ktheva, kisha dokument, shkova më 2012 hodha letrat për 10-vjeçare dhe punova. Pastaj u ktheva dhe nuk shkova më për punë, shkoja vetëm te fëmijët.

Marrëdhënia me bashkëshorten?

Shumë të mira, ishim familje e mrekullueshme, me fëmijë të mrekullueshëm, pa asnjë problem as fëmijët, as ne si prindër në shoqëro, në jetën e përditshme.

Po Luisin si e njihje?

Ishte pak, merrej me gjëra të pa… moshë adoleshence.

Po me babanë e Luisit?

Kështu i kishim marrëdhëniet, herë të ftohta, herë fërkime, se në fshat kështu ishin marrëdhëniet, por asnjëherë në ekstrem.