Ja çfarë duhet të paraqesin emingrantët që largohen pas festave për të hyrë në Greqi

190
Sigal

Me mbarimin e festave të fundvitit ka nisur dhe kthimi i emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë.

Por për të kaluar kufirin ata duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit dhe një test PCR.Nga data 1-3 janar kanë dalë nga dogana e Kapshticës 7169 shtetas dhe nga Qafë Thana, 5478.Në total, nga të dyja doganat, kanë dalë 12 647 shtetas.

Ndërkohë që në vendin tonë, në këto tri ditë kanë hyrë nga të dyja doganat 6941 shtetas, përkatësisht 3136 nga Kapshtica dhe 3805 nga Qafë Thana.