Për të shuar flakët, zjarrëfikëset në ditë të hallit, ndërsa autobotet e mbushura plotë nuk kursejnë qytetarët

270
Sigal

Kur një ambient përfshihet nga flakët, ndodh shpesh që zjarrëfikëset  të hasen me vështirëve për të mbërritur sa më shpejt, për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytetin shqiptar dhe mungesës së ujit.

Ndërkohë, në një protestë të organizuar nga qytetarët kundrejt padrejtësisë  të vrasjes së Klodian Rashës, autobotet nuk ngurojnë në asnjë moment të zbatojnë urdhërat duke lagur në ditë dimri qytetarët. Kjo vetëm me qëllimin e shtypjes dhe shpërndarjes të protestës që vijon tashmë në ditën e tretë të saj.

Nuk ka shpëtuar as një i moshuar me paterica, i cili përpara autobotit  ka valëvitur një flamur të BE-së dhe Shqipërisë, ndërkohë që efektivët i lëshonin ujë me presion.