Rriten tensionet në protestën e 3-të / Kapsolla, gaz lotsjellës dhe gurë para Kryeministrisë

203
Sigal

Edhe këtë të premte ashtu siç u paralajmërua është zhvilluar protesta e radhës për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë. Kapsolle, gurë, tension janë raportuar mbrëmjen e sotme në këtë protestë.

Protestuesit janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë,  me thirrjet “Poshtë diktatura”.

Protestës së sotme i janë bashkuar ish-deputetë të LSI, Përparim Spahiu, Silva Caka, Erisa Xhixho. Po ashtu protestës i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari.