Pensionistët mbajnë radhë në sportelet ku tërhiqen pensionet

474
Sigal

Pushimet dhe festat e fundvitit janë pasuar me radhë në sportele ku tërhiqen pensionet. Në ditët e para të janarit i gjen në pritje, ndërsa ankohen për vonesa.

“Ka pasur vonesa këtu të posta”

“Ditët e para të fillimit ka radhë”

Sipas ISSH nuk ka asnjë vonesë në shpërndarjen e fondeve, por situata është krijuar për atë kategori që nuk është paraqitur në ditën e caktuar në muajin dhjetor.

Edhe invalidët ankohen për radhë, teksa kthejnë në vëmendje se janë përjashtuar nga shpërblimi i Vitit të Ri.

“Akoma nuk i kanë shpërndarë lekët”

Përgjegjësit e zyrës pranë Postës Shqiptare bëjnë me dije se shkak është fluksi i lartë në këtë fillim viti. Sipas tyre gjithçka do të normalizohet brenda disa ditëve.