Patronazhist i PS dhe lidhjet e tij me Ballën, kush është Ballkoçi i denoncuar nga Tatimet, që u vinte gjoba bizneseve?

154
Sigal

Gjatë ditës së djeshme Drejtoria e Tatimeve ka bërë publike një video të siguruar nga kamerat e një biznesi ku tregohet një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.

DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të. Deri këtu duket se gjithçka funksionon siç duhet. Po denoncohet një mashtrues një abuzues ose një hajdut. Por historia e këtij personi që mund të quhet me plot gojën patronazhist i rilindjes, është paksa më e gjatë. Syri shkruan: I identifikuar si Altin Ballkoçi, ai është një anëtar i devotshëm i rilindjes bile një propagandues i fortë i saj i prezantuar me bujë nga Taulant Balla kur menaxhonte politikisht rilindjen e Elbasanit.

Ky “tatimori” rilindës aktualisht ka një detyrë në bashkinë e Elbasanit. Në 2021 sapo u anëtarësua në Partinë Socialiste, Syri.net mëson se ai ka filluar punë në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Elbasan. Dhe sot pasi është larguar nga tatimet është punonjës në Drejtorinë e Emergjencave Civile në Bashkinë e Elbasanit.

Por kartën e tatimorit nuk e ka dorëzuar, një huq i keq ky i rilindësve sidomos atyre, që janë promovuar nga Balla. Me kartën që ka patur nga koha kur punonte në tatime ka vajtur tek bizneset dhe është deklaruar si punonjës duke u vënë gjoba. Në foton më lart “tatimori” i rremë dhe patronazhisti i vërtetë i rilindjes është në mtingun e Ramës më 21 tetor. Ndërkohë në videon më poshtë është gjatë aksionit të gjobëvënjes ndaj bizneseve.

Balla fshin provat kur prezantonte Altin Ballkoçin si rilindas të devotshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka fshirë videon kur prezantonte me bujë Altin Ballkoçi si një anëtar i devotshëm i rilindjes gjatë kohës kur ishte drejtues politik në Elbasan.

Altin Ballkoçi është denoncuar nga Drejtoria e Tatimeve si një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.

DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.