Pas kallëzimit të bërë nga KLSH, një tjetër kryebashkiak i PS paraqitet në SPAK

157
Sigal

Pas 1 ore, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë. Për mediat, Leli nuk tregoi arsyen se përse ndodhej brenda institucionit. Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë denoncim e se nuk është thirrur nga SPAK. ‘Nuk më thirri SPAK dhe nuk erdha të bëj denoncim. Pyesni SPAK për më shumë informacione’– tha Leli.  Leli u paraqit në SPAK mesditën e kësaj të premteje. Në media u raportua se ndaj Lelit ka një kallëzim nga ana e KLSH-së mirëpo ende janë mister arsyet se përse ai ndodhej në SPAK. Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkiakët sulmoi Lelin për çështjen e pastrimit të qytetit bregdetar. Rama tha se Leli është një kryetar bashkie që fle gjumë. “Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, -tha Rama sot.