Pas arrestimit të Balliut dhe 7 protestuesve, protesta e ‘Unazës së Re’ zhvendoset para Policisë së Tiranës

446
Sigal

Pas përfundimit të protestës te Unaza e Re, policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe të 7 protestuesve.

Menjëherë pas shoqërimit në polici, shumë përfaqësues te Partisë Demokratike kanë shkuar pranë zyrave të Drejtorisë të Policisë së Tiranës.

Përfaqësuesit e PD kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Ndërkohë, raportohet se persona të veshur civilë vijojnë arrestimet në zonën e Unazës së Re.

Emrat e të shoqëruarve:

Klevis Balliu

Dritan  Noku

Arend  Bushi

Andi Murataj

Andi Sharra

Ervis  Hysnelli

Kujtim Ylli

Gojart Duro