Pas 24 orësh nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Tomorrit

160
Sigal

Pas më shumë se 24 orësh nën flakë, në Malin e Tomorit ka nisur hedhja e ujit nga ajri me ndihmën e një helikopteri.

Pasi ka hedhur botin e parë të ujit, helikopteri është nisur për tu furnizuar sërish.

Për shkak të sipërfaqes së madhe të vatrës së zjarrit që përhapet me shpejtësi nga temperaturat e larta dhe nga era, helikopterit do i duhen disa bote uji për të neutralizuar flakët.

Mësohet se deri më tani janë shuar tre vatra zjarri ndërsa disa vatra të tjera po punohet edhe në rrugë tokësore për t’i neutralizuar.

B. Murati, 50 vjeç dhe E. Topi, 32 vjeç janë arrestua dhe tre të tjerë B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, po ndiqen në gjendje të lirë, dyshohen si shkaktarët e zjarrit.

Personat, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan, dyshohet se kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha.