Paratë e shqiptarëve ‘fluturojnë’ drejt kompanive të satelitëve

174
Sigal

Ndërkohë që rinia dhe truri po ikin nga vendi prej varfërisë, pushtetarët i bëjnë sfidë të hapur fenomenit, duke menduar për menaxhimin e vendit nga galaktika. Taksat e qytetarëve ‘fluturojnë” pas satelitëve për kontrollin e teritorit nga qeveria, parashikimin e shiut nga KESH, kontrollin e bagëtive me dron. Së fundi hajrin do ua shoh edhe Ministri Peleshi, që jep 6 mln, USD, për pamje sa më të qarta satelitore të mjedisit ku bie zjarr pas shkrumbimit. Ja skandali

Ndërkohë që rinia dhe truri po ikin nga vendi prej varfërisë, pushtetarët i bëjnë sfidë të hapur fenomenit, duke menduar për menaxhimin e vendit nga galaktika. Pas satelitëve për kontrollin e teritorit nga qeveria, drejtori Ergys Verdho “sfidoi” hapur Edi Ramën, i cili i pari hodhi idenë se Shqipëria do të çojë satelitë në orbitë. Atë që s’e bëri dot Rama, e bëri fakt të kryer Verdho, i cili “ngriti” satelitët e tij dhe dha 2.5 mln. euro për parashikimin e shiut, si dhe për të kryer një menaxhim efikas të prurjeve dhe niveleve të liqeneve të HEC Fierze , HEC Vau i Dejës dhe HEC Koman, thuhej në dokumentat e tenderit. Megjithatë hajri i këtyre parave të marra nga xhepat e taksapaguesvë nuk u panë. Fierza u tha për një kohë të gjatë, dhe tani qytetarët do të përballen me krizën energjitike dhe rikthimin e fashave. Madje u fol se ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca do shpenzojë 1.2 miliardë lekë për kontrollin e bagëtive me dron. Fshatrat janë boshatisur, ndonëse vendi ka të gjitha kushtet për zhvillimin e bujqësisë, tokat janë pjesa më e madhe e tyre djerr si pasojë kostove të larta e punimeve të tokës. Çoban nuk ka, por ministria mund ta lejojë luksin e të  shpenzuarit miliona për akademi barinjsh, pajisjen e staneve me panele diellore dhe mbjelljen e grurit në muajin mars.

Ministria e Mbrojtjes i jep 6 mln dollarë kompanisë amerikane për monitorim me satelit

Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dollarë do të harxhojë 6 milionë, për monitorimin e territorit me satelit për tre vite. Autoriteti kontraktor ka shpallur fitues të këtij tenderi kompaninë amerikane “Satellogic USA” Inc me procedurën dialog konkurrues. Sipas ligjit të prokurimit publik, kjo lloj procedure është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje. Për më tepër ky tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile konsiderohet si kontratë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndaj shumë informacione nuk bëhen publike si në rastet e kontratave të tjera. Nga një kërkim i thjeshtë rezulton se kompania “Satellogic USA” Inc është e fokusuar tek vëzhgimi i imazheve satelitore të tokës me qëllim nxitjen e një vendimmarrjeje më të mirë. Ata thonë se duan të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve emergjente në botë siç është ushqimi, energjia dhe mënyrën si po ndryshon mjedisi.Të gjitha këto kërkojnë qasje më të madhe në imazhet satelitore me rezolucion të lartë dhe të dhëna të tjera thuhet në faqen e tyre zyrtare. Ky tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile vjen në një kohë kur ky institucion është përballur më një situatë të vështirë me zjarret dhe me akuza të shumta politike për menaxhimin e saj. Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se Agjencia e Mbrojtjes Civile është e paaftë për të vlerësuar këto lloj katastrofash dhe ka mungesë në mjete dhe burime njerëzore.

^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

Bloomberg: Dy kompani ajrore shqiptare do falimentojnë këtë dimër

Media prestigjoze “Bloomberg”, e specializuar në fushën e ekonomisë, në një analizë të fundit mbi tregun e fluturimeve ajrore, parashikon falimentin e disa prej linjave loë-cost, që operojnë në Europë. Midis tyre përfshihen edhe 2 linja ajrore nga Shqipëria, të cilat në artikullin e Bloomberg nuk përmenden me emër. Gjashtë linjat ajrore më të mira të Evropës përballen me rrezik të papërfillshëm, -tha Bernstein, me specialistët me kosto të ulët Ryanair Holdings Plc, EasyJet Plc dhe Ëizz Air Holdings Plc që ruajnë vlerësimet e kreditit të nivelit të investimeve dhe grupet e trashëgimisë Air France-KLM, IAG SA dhe Deutsche Lufthansa AG ende në gjendje të mbështeten në ndihmën e qeverisë nëse kërkohet.Transportuesit më të ekspozuar përfshijnë një nga Qipro dhe dy nga Shqipëria, si dhe linja ajrore me bazë në Bjellorusi, Bullgari, Republikën Çeke, Gjeorgji, Moldavi dhe Rumani,- thuhet ndër të tjera në artikull.