Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

351
Sigal

Sipas MeteoAlb paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, ku më të shpeshta mbeten në zonat veriperëndimore. Mesdita dhe pasditja sjellin sërish një sistem të dendur vranësirash duke rrezikuar shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë dhe zonat qendrore duke lënë jugun më mot të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare paradite por forcohet ndjeshëm në pasdite me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në MV. Parashikohet që pasditja dhe orët e natës të zhvillojnë vranësirat .

Rajoni dhe Evropa

Vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere mbizotërojnë Brigjet e Italisë dhe pjesërisht Ballkanin Perëndimor, po ashtu shira të rrëmbyeshëm do të përfshijnë qendrën dhe veriun e kontinentit. Ndërsa lindja dhe jugperëndimi i Evropës mbeten me kthjellime.