Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Nga orët e para të ditës dhe deri në orët e vona të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Pas orëve të pasdites dhe orët e vona të mbrëmjes, parashikohet reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.





















