Parashikimi i motit për ditën e sotme

13
Sigal

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta dhe të thata.

Moti parashikohet fillimisht të jetë i kthjellët në orët e mesditës, ndërsa pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente. Më pas mot i kthjellët e vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-9 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.