Sigal

Shqipëria do të vijojë me kthjellime në ultësirën perëndimore, por vranësira më të theksuara do të ketë në zonat kufitare lindore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, Shqipëria do të vijojë me kthjellime në zonat jugore, por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat veriore dhe qendrore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstate deri në mesditë, përjashtim bëjnë zonat qendrore dhe lindore, ku pritet një zbritje graduale e temperaturave

Era do të vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me një shpejtësi prej 50 kilometra në orë, në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit të gjenerohet dallgëzimi deri në 3 ballë.