Aksident me tre të vdekur në Kosovë, dyshohet se viktimat janë nga Shqipëria

237
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.

Sipas medias kosovare e cila ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ai e ka konfirmuar aksidentin, mirëpo pa dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Jemi në pritje, të raportit nga vendi i ngjarjes. Në momentin që e marrim raportin ju tregojmë”, ka thënë Gjurkaj.

Ndërkaq, sipas medias kosovare të aksidentuarit dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.