Parashikimi i IGJEUM: Buna dhe Liqeni i Shkodrës do vazhdojnë rritjen e prurjeve, përmbytjet…

834
Sigal
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka bërë parashikimin për ditët në vijim në lidhje me situatën e motit dhe përmbytjeve. Sipas IGJUM, sot dhe nesër do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve, por Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit të ujit. Sipas IGJUM, rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.
Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në mbrëmjen e sotme (e diel, dt.04) do të ulet rreziku nga përmbytja e lumenjve. Parashikohet që prurjet e lumit Vjosa, do të jenë kritike përgjatë ditës së sotme dhe do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme (e hënë, dt.05).

Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.04) priten reshje, por lokale dhe të dobëta, ndërsa nesër (e hënë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 13
në vendet e ulëta: 2 / 13
në vendet malore: -6 / 7 °C.
ERA: sot (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.


NOA