Paradite reshje shiu, temperatura do të ulet deri në 8°C

282
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira të dendura deri në orët e para të ditës, më pas alternime vranësirash dhe kthjellime.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit në zonën e jugut dhe ultësirën perëndimore do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Më tej reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 13/20 Re shi diell

Kukës 10/18 Re shi diell

Lezhë 15/22 Re shi diell

Dibër 10/19 Re shi diell

Durrës 13/21 Re shi diell

Tiranë 16/23 Re shi diell

Elbasan 13/21 Re shi diell

Berat 13/23 Re shi diell

Vlorë 18/22 Re shi diell

Korçë 8/16 Re shi diell

Gjirokastër 12/16 Re shi diell

Sarandë 16/18 Re shi diell.