Papa falënderon Kard. Ernest Simoni për dëshminë, me rastin e 60-vjetorit të arrestimit

29
Sigal

Papa Françesku i shpreh afërsinë shpirtërore kardinalit Ernest Simoni, kur mbushen 60-vjet nga arrestimi i tij nga regjimi komunist në Shqipëri, duke i uruar përzemërisht Krishtlindjen.

Papa kardinalit shqiptar Simoni: “Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë. Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast hiri”.R.SH. / Vatikan

Letra Papëa dërguar kardinalit Simoni