Panik në Sarandë, si u shpëtuan nga policia 12 pushuesit “e zhdukur”

588
Policia Kufitare në Sarandë iu ka ardhur në ndihmë 3 familjeve, në total 12 personave që kishin mbetur të bllokuar në një vend dhe nuk ktheheshin dot për shkak të detit të dallgëzuar.
Sipas të dhënave zyrtare, sot rreth orës 13.00, salla operative e Kufirit Sarandë njoftohet nga shtetasi B.K., i cili sqaron se ndodhet në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.
Duke qenë se deti ka qenë i dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lart në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit për t’iu dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbërritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona:
1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë;
2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë;
3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë;
4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë;
5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë;
6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë;
7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë;
8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë;
9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë;
10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë;
11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë;
12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.
Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë Kufitare të cilët kanë bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.
Sigal