Pandemia/ Sot mbaron afati i lëvizjes së lirë me Italinë, çfarë do të ndodh nesër?

57
Sigal

Ka mbaruar sot afati i lëvizjes pa shumë kufizime të shqiptarëve për në Itali.

Ministria e Shëndetësisë së Italisë kategorizoi vendin tonë si pjesë të listës “D”, qytetarët e të cilit mund të futeshin në Itali duke treguar një certifikatë vaksinimi ose një test PCR.

Afati i këtij regjimi ishte nga fundi i gushtit deri më datë 25 tetor.

Deri më tani, sipas regjimit të vendeve të listës “D”, çdo shqiptar mund të udhëtonte për në Itali me certifikatë vaksinimi ose test PCR.

Momentalisht nuk ka një njoftim nëse shqiptarët do të mund të udhëtojnë për në Itali sipas kushteve të lehtësuara të vendosura në gusht, rrjedhimisht situata kthehet në regjimin e mëparshëm.