Panariti, futur në “thesin”e mafies së miellit serbo-rus

775
Sigal

Në Shqipëri, prej 22 vjetësh vazhdon pa asnjë kufizim prodhimi i bukës “kancerogjene”, që prodhohet nga grurë të nxjerrë jashtë përdorimit nga Serbia e Rusia

Pazar-pisllëku i fundit i ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit Edmond Panariti me krundet e quajtura “miell cilësor”, futur në Shqipëri dhe në barkun e shqiptarëve nga kufiri kosovar, por me origjinë prodhimi e destinacion import-eksporti Serbinë dhe Rusinë, nuk është rasti i parë që inskenohet prej këtij qeveritari matrapaz me sektorin e ushqimit të popullatës, paçka se del nëpër ekrane e shet “pordh” si profesor-doktor-intelektual, si gjoja “burrë i ndershëm”, duke u katapultuar në çdo qeveri e pushtet jo si profesionist, por si lavir kolltukësh, prej të cilëve “nuk ka dalë keq” (sipas informacioneve tona). Fakti flet qartë: Në datën 1 tetor 2014, me urdhrin zyrtar publik mediatik të ministrit Edmond Panariti, u deklarua bllokimi i plotë i importit të krundeve serbo-ruse, të “certifikuara” e të pranuara prej shtetit shqiptar si “miell cilësor e me standarde të BE”, importuar në Shqipëri nëpërmjet kufirit kosovar. Pa mbushur të “shtatat” e kësaj deklarate, konkretisht në datën 7 tetor 2014, urdhëruar nga mafia serbo-ruse-shqiptare qeveritare e jo qeveritare e krundeve që na shiten për miell, pa pikë morali zyrtar e qytetar, “profesor” Panariti uli hundën dhe shkoi në Kosovë e u ul gjunjë përpara tyre, duke bërë prej andej deklaratën e turpshme e pse jo kriminale në shërbim të mafies së miellit e drithërave serbo-ruse, se gjoja “krundet serbo-ruse që futen si miell në Shqipëri me përmbajtje 9% e nën 9% proteina, janë të sigurta dhe duhen lejuar të përdoren sepse përdoren edhe në vendet e BE”.

Panariti mashtroi: vendet e BE, kanë 27 vjet që nuk pranojnë miell e grurë serbo-rus

Përpara se të shkonte në Kosovë, ministri Panariti e “mallkoi” dhe e bllokoi miellin serbo-rus që importohej në Shqipëri. Pasi shkoi, u fut dhe u zhgërrye si “derr korrupsioni” në thesin e krundeve serbo-ruse, u tha shqiptarëve se krundet, miellin e skaduar e kancerogjen dhe drithërat tagji kafshësh që importohen nga Serbia e Rusia “janë të sigurta për prodhim buke, pica, pastiçeri e torta dasmash”. Madje pati guximin prej aventurieri, të deklaroj publikisht se krundet dhe mielli serbo-rus me përmbajtje 9% proteina që futet e përdoret në Shqipëri, përdoret edhe në 28 vendet e BE! A lejohet realisht kjo masakër ushqimore, në vendet e BE? Jo vetëm që nuk ndodh, por nëse konstatohet edhe në ndonjë furrë buke në skajet e periferive skajore quhet “krim njerëzor-vraje me paramendim”. Sipas standardeve të tregut të BE, ose më saktë të TPE (Tregut të Përbashkët Europian), prej 27 vjetësh në vendet e BE nuk pranohet të futet e të përdoret miell me përmbajtje nën 12.5% proteina. Edhe vende që janë bërë anëtare të BE në 10-15-20 vitet e fundit, u është ndaluar të importojnë miell, drithëra e tagji nga tregjet serbe-ruse. Importet që bëhen prej vendeve të BE për mallrat me përmbajtje nën 12.5% proteinë, klasifikohen dhe përdoren si tagji për kafshët, duke i u nënshtruar së pari një cikli prej 11 analizash strikte biologjike, proteinike, radiokative, kancergjone e higjienike. Troç, nëse ato nuk janë me përmbajtje deri në 9% proteina dhe të sigurta, nuk përdoren as për kafshët, mbasi nuk sigurojnë vlerat ushqimore, dobësojnë imunitetin fizik, përhapin sëmundje shfarosëse, ulin sasinë dhe cilësinë e produkteve që sigurohen prej tyre, si dhe përcjellin sëmundje në njerëz nëpërmjet bashkëjetesës, mishit, qumështit. Përse mashtron ministri Panariti dhe kush e urdhëroi në Kosovë, apo në tiranë, apo dikur tjetër, të deklarojë, që edhe në vendet e BE përdoren miellra e grurë, me përmbajtje deri në 9% proteina?! Gazeta “Telegraf”, dha alarmin për importin e miellit e grurit serbo-rus, që destinohej për fabrikat e bukës e të bluarjes në Shqipëri, por në ato kohë ministri Panariti hargalisej në plazhet e Peleponezit në Greqi dhe nuk mund të prishte qetësinë se shqiptarët po helmoheshin me miell kancerogjen. Në Shqipëri, prej 22 vjetësh vazhdon pa asnjë kufizim prodhimi i bukës “kancerogjene” (në disa linja prodhimi ka siguri) me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i dihet vendi i origjinës, me miell që prodhohet nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohet nga Serbia e Rusia nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë e që ministri ushqimit Panariti thotë: Hajeni, se nuk ka rrezik! Analizat e bëra në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë tregojnë se mielli dhe gruri e madje edhe krundet e tagjitë e kafshëve që vijnë nga Serbia e Rusia nëpërmjet kufirit kosovar, rezultojnë jo vetëm jashtë standartit bio-ushqimor për njeriun e kafshët, por edhe të infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës me përbërës elementësh kancerogjenë. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Nëse me “pazarin” Panariti këto miellra e drithëra lejohen të futen e përdoren në Shqipëri, me ligjin ushqimor të shtetit shqiptar, fabrikave të miellit u ndalohet kategorikisht të furnizohen me miell me përmbajtje nën 12.5% proteina dhe me grurë e misër të importuar nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore ato tregtojnë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut, që duhet të përdoren vetëm për tagji për kafshët duke kaluar së pari në analiza strikte laboratorike. Por shqiptarët, me urdhër të ministrit Panariti, detyrohen  të hanë bukë e produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej sillosëve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me letra doganore e analizash laboratorike sigurie false. Po citojmë të plotë, vendimin: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fleta analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum, vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksine në zbatim të Udhëzimit Nr. 13, datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe sipas Urdhrit te Ministrit nr.192 date 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara në ushqimin për kafshë”.

 FAO: Në Afrikë, buka nuk lejohet të prodhohet me miell nën 11% proteina

 Ndërsa ministri shqiptar i ushqimit, profesor Panariti, pas takimit të pisët “kokë më kokë” me mafien e krundeve serbo-ruse-kosovare-shqiptare, deklaroi nuk përbën rrezik përdorimi i miellit të importuar me 9% proteina, Organizata Botërore për Ushqim dhe Bujqësi (FAOe SHBA-ve, në një takim “guidë” vjetor zhvilluar në vitin 2011 me 18 prodhues mielli e buke “VIP” në Shqipëri, bëri me dije, përcaktoi dhe kërkoi zbatimin e standardeve të larta në sektorin e miell-bukës, ku një nga kriteret ishte prodhimi bukës dhe produkteve të brumit me miellra me përmbajtje jo më të vogël se 12.5% proteina. Ministri “filozof”, kumbara e importeve të miellrave, drithërave e krundeve “vrasëse’, del e thotë sot në vitin 2014, se lejohen miellra me përmbajtje deri 9% proteina. Duke qenë se ministri Panariti edhe pse “kapardiset” si specialist ushqimi, por që në fakt ka mbrojtur doktoraturën për “Tredhja e miut, zgjidhje për kufizimin e popullimit të tij”, po i kujtojmë, se cilësia, siguria dhe higjiena e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët, përbëjnë rrezik jete edhe për derrat. Tashmë dimë faktin, që prej ministrit Panariti, u zhbllokua aktiviteti i mafies së krundeve, miellrave e drithërave tagji kafshësh të ardhura nga Serbia e Rusia me doza të plota kancerogjene, me rezidencë importi Kosovën, me destinacion konsumi Shqipërinë. Por i kujtojmë, ministrit të “krundeve”, dy marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë (Rezultatet e Raundit të Uruguait mbi Negociatat për Tregtinë Shumëpalëshe, të cilat konsiderohen shumë të lidhura me ushqimet e fortifikuara, të cilat janë: Marrëveshja mbi Aplikimin e Masave Sanitare dhe Fitosanitare (Marrëveshja SPS) dhe Marrëveshja mbi Barrierat Teknike për Tregtinë (Marrëveshja TBT). Sipas këtyre dy marrëveshjeve, çdo vend duhet të kufizojnë tregtinë për arsye legjitime dhe arsyet legjitime përfshijnë ndërmjet të tjerave kërkesat për sigurinë kombëtare, parandalimin e praktikave abuzuese të importeve, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, sigurinë e jetës së tyre, jetën dhe shëndetin e bimëve, të kafshëve, ose mbrojtjen e ambientit. Sipas Organizata Botërore për Ushqim dhe Bujqësi (FAOe SHBA-ve, bëhet i ditur ky fakt: Në Afrikë, nuk lejohet prodhim-konsumin e miell-bukës me përmbajtje nën 11.5% proteinë, si standard minimal dhe ushqim kafshësh tagji me përmbajtje nën 8%. Ndërsa ministri Panariti, në mes të Europës, pas pazarit të bërë me “krundet” serbo-ruse në Kosovë, del e deklaron se lejon standardin e miellrave me përmbajtje 9% për proteinat, ndërkohë që minimalisht duhet të jetë në masën 12.5 %, aq sa e kanë krejt vendet e klasifikimit të fundit të BE e rajonit.

———————————–

box

10 pyetje, ministrit Edmond Panariti

1. Përse e ngritët “traun” e doganës për kalimin e miellrave e krundeve serbe-ruse në Shqipëri?

  1.  Kush u detyroi të shkonit me urgjencë në Kosovë, si “ushtar” për të biseduar me mafien e miell-krundeve serbe-ruse që ka monopolin e këtij tregu në Shqipëri?
  2.  Përse u detyruar të ndryshoni deklaratën tuaj lidhur me standardin e përqindjes së proteinave nga kufiri i BE me 12.5% në kuotën e vendeve të Botës së Tretë me 9%?
  3.  A keni informacion se sa shqiptar janë me pasoja kancerogjene prej konsumit të bukës e produkteve të brumit, prodhuar prej këtij mielli që ju lejoni të futet në Shqipëri?
  4.  Ju thoni, se miellrat dhe drithërat e importit serbo-rus, kontrollohen analitikisht në pikat doganore, kur në to nuk ka laboratorë?

6. Pse lejoni të futen ato pa analiza në tregun dhe prodhimin ushqimor shqiptar dhe kush i firmos si të “rregullta”, letrat e kalimit të tyre në kufi?

  1.  A jeni bërë edhe ju, pjesë aksionere, apo menaxhuese përfituese e monopolist të miellrave e drithërave serbo-ruse që futen në Shqipëri?
  2.  Cilat janë firmat monopol që sjellin miellra, drithëra, krunde e prodhime brumi gjysmë të gatshme në Shqipëri dhe me cilët kanë lidhje lartë, në kupolën politike?

9. Cilët janë shtetet që importojnë miellra, drithëra e produkte ushqimore në Shqipëri, të ndaluara prej BE, prej Organizatës Botërore të Ushqimit (OBU), prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Tregut të Përbashkët Europian (TPE).

  1.  Zoti ministër, ju nuk përdorni produktet ushqimore që ka tregu shqiptar, nga cili shtet furnizoheni 1 herë në muaj?

Bilbil Kasmi, kreu u Sindikatës së Ushqimit

Kjo histori duhet të marrë fund. Mielli dhe drithërat që vijnë nga importi, sidomos nga Serbia e Rusia, me përmbajtje të ulët proteinike, po shkatërrojnë industrinë e miell-bukës shqiptare dhe krijon rrezik për jetën e konsumatorit. Ne kemi prodhues buke serioz, që jo vetëm kanë fabrika e linja prodhimi me standarde europiane të sektorit të bukës e miellit, por i respektojnë këto standarde në procesin e prodhimit e tregut. Tregu dhe prodhimi shqiptar nuk duhet të bëhen “terren” abuzimesh, as pazaresh me ushqimin e popullatës. Nuk më duket aspak normal që të rrënohet prodhimi vendas, për të favorizuar interesa të importuesve të huaj. Nuk jam kundër importeve, por ato të jenë sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë. Në rastin konkret, ka abuzime. Ne si sindikatë jemi ndeshur shpesh me ministrinë për problemin e industrisë së miell-bukës, sidomos për importet abuzive serbe-ruse dhe për tregun informal e të pasigurt që lejohet në Shqipëri, duke shkatërruar biznesin e ndershëm e cilësor. Niveli proteinik prej 9% i miellrave të importuar, nuk është kompetencë e ministrit, kjo bëhet vetëm me ligj ushqimor dhe me standarde të BE e FAO.

Pëllumb Boshi, prodhues buke

Përveç konfuzionit për proteinat në miell, ka dhe shumë probleme të tjera që nuk janë përmendur si pjesë e standardeve për prodhimin e bukës, siç është lagështira, rrezja që do të thotë se sa hime ka brenda mielli dhe të gjithë parametrat e tjerë për tregtinë e miellit dhe të bukës, deri tek pasha dhe higjiena dhe siguria e prodhimit të saj. Ndërhyrjet duhen filluar me përmirësimin e shërbimit, sidomos në uljen e majasë që përdoret për bukën, pasi të gjithë e dimë që po hamë bukë artificiale, të fryrë me maja. Edhe ngjyruesit janë problem, por edhe tregtimi i bukës, të shoqërohet me fletë sepse jemi të detyruar, sipas standardit dhe ligjit. Jemi të detyruar që të shkruajmë në etiketë ose të afishohet në qendrat e prodhimit se çfarë përmban buka; sa peshon dhe sa kushton. Nuk duket aspak normale, që Ministria e Bujqësisë nxori një urdhër i cili u jep mundësinë importuesve, të mbushin tregun me miell me nivel proteinash deri në kufirin 9 %!

Rasim Nela, prodhues buke Tiranë

 Përmbajtja e proteinës tek buka duhet të jetë jo me vogël se nën 12%, me 9% nuk jemi dakord, mbasi quhet pa asnjë vlerë ushqyese, abuzive për tregun dhe prodhimin. Një tjetër problematikë që shqetëson konsumatorin shqiptar është fakti, që 1 një bukë, mbi 20% është bukë e zezë, ndërsa pjesa tjetër është ngjyrues. Proteina është një nga përbërësit kryesore të bukës, ku rënia nën 9 për qind shkakton probleme. Ministria e Bujqësisë nuk ka të drejtë të vendos standard, por ka detyrim të kryejë kontrolle. P.sh, të dhënat e bukës duhet të jenë të afishuara në etiketë, si për çdo produkt tjetër. Mashtrime ka edhe me bukën distike.

 Përparim HALILI