Panairi Klikut, biznesi turk, interes për zgjerimin e sipërmarrjeve në Shqipëri

104
Sigal

Panairi ndërkombëtar i Tiranës, shërbeu si një urë lidhëse për prurjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Gjatë katër ditëve të panairit, dhjetëra sipërmarrje të huaja nga më shumë se 25 shtete të botës prezantuan investime, projekte dhe produktet e tyre me ambicjen për të zgjeruar sipërmarrjet e tyre në tregun shqiptar. Cemal Turkmendag, një sipërmarrës nga Antalia e Turqisë, tha se “kompania është një nga eksportuesit kryesor të materialeve bazë në sektorin e pastiçerisë. Jemi të kënaqur që jemi në Shqipëri, pasi është një vend me të cilin kemi shumë lidhje miqësore dhe synojmë të zgjerojmë veprimtarinë tonë të biznesit në tregun shqiptar”. “Pjesëmarrja jonë këtu na shërben për të identifikuar tregun me produktet homologe. Prodhimet tona janë të cilësisë së lartë dhe jemi besim plotë se do të kemi sukses në Shqipëri, për shtrirjen e biznesit tonë në sektorin e hotelerisë, pasticcerisë e furrave të bukës. Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Sipas statistikave zyrtare mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-tetor, sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8.4 % të vëllimit. Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 10-mujorin e këtij viti, kanë arritur 99.6 miliardë lekë. Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë mes dy vendeve në vitin 2006, e cila ka hyrë në fuqi në maj të 2008-s. Pavijoni i Turqisë rikthehet këtë herë në edicionin e 28-të të panairit “Klik Ekspo Klik” si Honour Country, nën organizmin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit, duke sjell ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë, agroushqimore, teknologji për bujqësinë dhe blegtorinë deri tek dizajni dhe arredimi.