PAMJET/ Reshje të dendura shiu, përmbyten rrugët në Durrës

48
Sigal

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, për shkak të motit të keq që është prezent në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të vërshimeve të shumta të ujit, janë shfaqur edhe problemet e para në rrugët e qytetit.

Reshjet intensive që kanë zgjatur për rreth 60 minuta pa ndërprerje, kanë përmbytur rrugë e bodrume nëpër pallate. Problemet në qarkullim janë shfaqur kryesisht tek kryqëzimi i stadiumit, rrugët Mujo Ulqinaku, Hysen Myshketa dhe rruga Egnatia në afërsi të portit.

Prurjet e shumta kanë nxjerrë jashtë funksionit kanalizimet të cilat janë bllokuar. Shirat e dendur dhe situata në qytetin e Durrësit nuk kanë shkaktuar probleme në port pasi të gjitha tragetet kanë mbërritur dhe janë nisur në kohë.

PAMJET/ Reshje të dendura shiu, përmbyten rrugët në

PAMJET/ Reshje të dendura shiu, përmbyten rrugët në

PAMJET/ Reshje të dendura shiu, përmbyten rrugët në