“Pacientëve u merren telefonat në spital”, mjeku akuza qeverisë: Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë?

360
Sigal

Mjeku Artan Koni ka folur për situatën e COVID-19 dhe ka hedhur akuza kundër qeverisë.

Mjeku deklaroi se asnjë media nuk është lejuar që të futet në spitale.

Më tej ai ka thënë se personave të infektuar u merren telefonat që të mos bëjnë foto apo video dhe të mos kenë asnjë komunikim me qytetarët gjatë qëndrimit në spitale.

“Ju si media dhe asnjë media nuk ka arritur që të futet brenda spitalit.

Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente? Pacientët që shtrohen u merret telefoni që të mos bëhen video dhe foto e të mos komunikojnë më familjarët.

Ishin disa spitale private që donin të bënin testet, por nuk lejoheshin. Marr 127-tën dhe më thonë që nuk mund ta bësh testin se nuk je aq rëndë, por po qesh rëndë nuk po vij fare, se me shumë mundësi po ia shpërndajmë gjithë lagjes”, u shpreh Mjeku.