OSHEE bën të ditur se është shënuar një tjetër rekord historik sa i përket nivelit të humbjeve në rrjet. Në të dhënat e treguesve të muajit shator, humbjet janë shënuar në 25.3 %. Ndërkaq, në 9 muaj bën të ditur Operatori i Energjisë janë arkëtuar 500 milionë dollarë.
“Niveli i arkëtimeve në total, si 9-mujor ka arritur në rreth 500 milion USD ndërsa vetëm në muajin Shtator rezulton të jenë arkëtuar 52 milion USD. Krahasuar me të njëjtën periudhë 9-Mujore të vitit 2014 janë arkëtuar 150 milion USD më shumë ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 200 milion USD më shumë”, njofton OSHEE.
Bazuar në këto rezultate, OSHEE po zgjeron planin e investimeve me fondet e veta. Vetëm këtë vit shuma e planifikuar e investimeve ka arritur në 70 milionë dollarë, dhe të dhënat e fundit flasin për një realizim në masën 61%.