Organizoi një festë të rremë për ditëlindjen e së bijës, burri rrëmben 20 fëmijë

539
Sigal

Një burrë në Indi organizoi një festë të rreme për ditëlindjen e parë të vajzës së tij, me qëllimin për të rrëmbyer fëmijët që do të shkonin në festë.

Sipas “BBC” burri mori peng për 10 orë mbi 20 fëmijë.

Policia nuk mundi të negocionte me të dhe burrin e identifikuar si Subhash Batham e vranë. Ndërkohë, bashkëshortja e tij u gjet e masakruar nga banorët e zonës, të cilët e kishin qëlluar me gurë, pasi ishte munduar të largohej.

Nuk dihet nëse ajo kishte rol në rrëmbimin e fëmijëve. Për fat të mirë të gjithë fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore pasi u shpëtuan.