Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurive të ish-administratorit të CEZ

453
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e një pasurie të madhe të ish-administratorit të CEZ, Kastriot Ismailaj, i akuzuar për mashtrim në shuma të konsiderueshme parash. Shuma e kërkuar në total për konfisim është rreth 4.3 milionë dollarë, 450 mijë eurove dhe dy automjete. Në një qëndrim zyrtar të ditës së sotme Prokuroria informon se kërkon sekuestrimin e rreth 18.5 milionë lekë të reja, 940 mijë dollarë amerikanë të gjendura në llogari bankare dhe bono thesari, si edhe dy automjetet Daimler Chrysler dhe Voksvagen Pasat, të regjistruara në emër të Kastriot Ismailaj, administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”, si edhe familjarëve të tij. 
Kjo kërkesë vjen pasi Prokuroria për Krime të Rënda rreth një muaj më parë kërkoi konfiskimin edhe të rreth 3.4 milionë dollarëve. Ismailaj aktualisht është duke u hetuar në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”. Ndaj Ismailaj, i cili aktualisht është në masën e sigurisë “arrest në burg” në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale”.
Kastriot Ismailaj ka qenë administrator i disa kompanive, një prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ. Nga një hetim që po zhvillohet nga i Prokuroria e Tiranës, ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale” në vlerë mbi 5 milionë euro. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal ka rezultuar se Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё rregjistruara nё Shqipёri, tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar por nё llogaritё e kёtyre shoqёrive janё kryer transaksione finaciare, tё cilat shkojnё nё disa milionë euro.
Sigal