Sigal

Pas 11 vjetësh historie suksesi në median shqiptare, duke u shndërruar në një zëdhënës të interesit publik, Radio Televizioni Ora News është renditur përkrah mediave më të rëndësishme të botës, që çdo ditë përcjellin në kohë reale e profesionale informacionin mbi aktualitetin politik, ekonomik e social në Itali.

Urdhëri i Medias Profesioniste të Huaj, (Stampa Estera), me një histori më shumë se një shekullore, ka prezantuar, dje, në Romë logon e tij zyrtare, 26 vjet pas asaj të fundit. Për herë të parë, në logon zyrtare, si pjesëtare e këtij urdhëri përfshihet edhe një media shqiptare.

RTV Ora News ndan hapësirën e logos së përbashkët me mediat lider të informacionit në botë si Reuters, Associated Press, The Neë York Times, Le Figaro,The indipendent, NBS Neës, The Daily, El Pais, Observer, De Telegraph etj.

Në një intervistë për gazetaren e Ora News në Romë, Alba Kepi gazetari holandez Maarten Lulof van Aalderen, korrespondent në Romë i “De Telegraaf” e zëvëndës President i Urdhërit Profesional të Medias së Huaj në Itali vlerëson si një risi mjaft të bukur që deri më sot mungonte.

Alba Kepi: Dje u zhvillua një event mjaft i rëndësishëm për Urdhërin e Gazetarëve të huaj në Itali. U inaugurua logo e re. E treta në historinë e tij mbi 100 vjeçare e me një risi të rëndësishme për Shqipërinë.

Maarten Lulof van Aalderen: Po ka një risi mjaft të bukur pasi për herë të parë në logon tonë është një kanal i rëndësishëm televiziv shqiptar e që ju e njihni mirë pra RTV Ora News Shqipëria. Është një risi mjaft e bukur që deri më sot mungonte.

Mendoj se është një gjë mjaft e mirë që ky kanal televiziv shqiptar është pjesë e Urdhërit tonë. Urdhëri ynë ka gazetarë e media nga e gjithë bota e mungonte Shqipëria, vendi kaq pranë Italisë. Sot ky boshllëk tashmë është bërë realitet.

Alba Kepi: Sa i rëndësishëm është roli i urdhërit të medias të huaj profesioniste në Itali në spërcjelljen e informacionit?

Maarten Lulof van AalderenËshë majft i rëndësishëm, Kemi mbi 200 media anëtare e mjaft gazeatrë që ndihmojnë në lehtësimin e punës së çdonjërit prej nesh. Organizojmë çdo ditë konferenca të rëndësishme shtypi ku marrin pjesë kryeministra , ministra, politikanë, parlamentarë, magjistratë, sipërmarrës, ambasadorë etj. Shkënbejmë informacione me njëri-tjetrin, kemi një jetë social mjaft të rëndësishme në punën tonë, punojmë mjaft me agjensitë e infromacionit italiane e të huaja, me mediat e përditshme. Pra kemi mjaft burime informacione që ndihmojnë punën e anëtarëve të këtij urdhëri.

Urdhëri i gazetarëve të huaj në Itali ka një histori mbi një shekullore dhe është unike në botë. Selia jonë është në zemër të Romës histroike e jemi të kënaqur që tashmë kemi pjesë e saj është dhe një media shqiptare, pra Ora News e cila pasuron punën e Medias së huaj në Itali.

Alba KepiAtëherë le t’i urojmë fat Ora News Albania?

Maarten Lulof van AalderenMe shumë kënaqësi i urojmë paç fat e suksese Ora News Albania