Operacioni u realizua falë ndërkombëtarëve/ 30 urdhër-arreste u lëshuan nga SPAK, mes tyre një polic

Zbardhen detaje nga operacioni kundër një grupi kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore.

Mësohet se në operacion janë përfshirë autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës dhe SHBA.

Sigal

Janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona. Sakaq, janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa ‘arrest shtëpie’.

Mes të arrestuarve është dhe një polic.

Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët.