‘Operacionet dekonspirohen’/ Intervista e Gledis Nanos, Meta: Çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e saj

109
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për deklaratat e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për një media franceze ku fliste për operacionet e dekonspiruara.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta thekson se tashmë është i qartë objektivi i policisë.

Postimi i Metës

Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.

Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.

Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!