OBSH: Jini vigjilentë, rreziku nuk do të largohet

77

Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të mos e shohë me optimizëm se fundi i koronavirusit është afër.

Në një prononcim për “Reuters” Takeshi Kasai, Drejtor Rajonal për Paqësorin Perëndimor në Organizatën Botërore të Shëndetit tha se fundi i kësaj epidemie është larg, ndërsa shton se vendet nuk duhet të ulin vigjilencën e tyre.

“Edhe në Azi-Paqësor ku situata duket se po stabilizohet, fundi i epidemisë është larg.”-tha ai.

“Edhe me të gjitha masat, rreziku i transmetimit në rajon nuk do të largohet për sa kohë që pandemia vazhdon”.-shtoi ai.

“Më lejoni të jem i qartë. Epidemia është shumë larg fundit në Azi dhe Paqësor. Kjo do të jetë një betejë afatgjatë dhe ne nuk mund ta ulim gatishmërinë”, tha Kasai në një konferencë në media.

“Ne kemi nevojë që çdo vend të vazhdojë të përgatitet për transmetimin e komunitetit në shkallë të gjerë”-tha zyrtari i OBSH.

Edhe pse epiqendra e pandemisë është Europa, zyrtarët e OBSH thonë se ajo do të zhvendoset edhe në rajone të tjera.