Nuk ndalet çmimi i karburanteve, nafta rritet me 21 lekë për 7 ditë

197
Sigal

Nuk ka të ndalur çmimi i karburantit, teksa këtë të mërkure një litër naftë ka shkuar në 184 lekë nga 163 leke që ishte një javë më parë. Ndërkohë rritje ka njohur edhe benzina, teksa gazi muajt e fundit është rritur me 40 lekë. Kjo rritje e çmimit të karburantit pritet te reflektohet në ekonominë e familjeve shqiptare.

Rritja e çmimit të karburantit nuk ndalet, teksa këtë të enjte çmimi i një litri naftë është rritur me 21 leke më shumë se një javë më parë.

Ishte kryeministri i vendit Edi Rama i cili dha sihariqin qytetarëve shqiptare për një rritje të çmimit të hidrokarbureve.

Sot në treg një litër naftë kushton 184 lekë nga 164 leke që ishte një javë më parë

Nafta Premium po ashtu ka ndryshuar me 4Lekë, teksa nga 190L që ishte deri para pak ditësh ka shkuar në 194 lekë për litër.

Benzina ka shkuar nga 170 lekë në 183 lekë për litër, ndërkohë gazi rezulton gjithashtu me rritjen më të lartë për konsumatorët nga 50 lekë në 89 lekë.

Tashmë prej disa muajsh çmimi i karburantit po rritet sistematikisht. Në fillim të pandemisë në mars të vitit të shkuar nafta zbriti në 150 lekë për litër. Por, që prej shkurtit 2021 e deri më tani çmimet janë rritur me shpejtësi me thuajse 40 lekë më shumë.

Të parët që e ndjejnë rritjen e çmimit për hidrokarburet, e më së shumti për naftën, janë drejtuesit e automjeteve efekt I cili shtrihet në të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve.

Drejtuesit e automjeteve, në total për një litër naftë paguajnë rreth 95 lekë taksa, ku peshën kryesore e ka TVSH-ja me dy nivelet e saj, në doganë dhe TVSH-në e brendshme që sot arrin në rreth 31 lekë për litër; akciza me 37 lekë për litër dhe taksa e qarkullimit me 27 lekë për litër.