“Nuk më thoni, ç’ka gomari?”

1011
Xhaxho Plaku
Ç’ka veshgjati, pse pëllet? 
Ku i janë lagur sahanët? 
S’e ka sherrin me padronët. 
Po e ka me ish-çobanët. 
Gjuhën nuk ia dija fare, 
Po ky fliste si njeri! 
Më thosh, na morët në qafë, 
Që u dhatë mandat të ri! 
Ik, i thashë, më re në qafë, 
Se unë s’jam rracë magjare 
Dhe pse i dua s’bëj gafë, 
S’më lanë të votoja fare. 
Pa më thuaj gjë e “mençur” 
Qejfi ty, ku të ka ngelur? 
Mua m’i kanë vënë në darë, 
Kurse ti një jetë pa tredhur. 
Xhaxho, nuk ma ke ti fajin, 
Të të bëj me faj, nuk dua. 
Allaversën, ta di për nder! 
Begenis e flet me mua. 
Me që ndënje e më dëgjon . 
Ankesat do radhit shpejt . 
Dhe gjyko si plak i vjetër . 
Thuaj kam a skam të drejt . 
Po ti jepi, mor vesh gjatë!
Do të përkushtohem sot. 
Mos vallë, të kanë lënë pa kashtë. 
Mos ke ngelur pa kullotë?! 
Jo, o xhaxho, s’qaj për bar! 
Më beso s’më dhimbset jeta. 
Sa për barkun, ia kam gjetur. 
Mbushur sheshi me gazeta. 
Po e kam me parlamentin, 
E kam me ish-rojet tanë, 
Se më thanë, që bënë reformë. 
Mua prapë pakicë më lanë. 
Unë nuk jam më kafshë fshati. 
Si unë gjen në çdo qytet. 
Ngarkuar qumësht e lakra. 
Pse s’më bënë minoritet?! 
Unë te ju kam ardhur vonë. 
Pas Skënderbeut kam migruar.
Kuajt kini pas të vendit. 
Mbi ta kini kalëruar. 
Kë nuk bënë minoritet. 
Më kot u lodhën të vrarët. 
Sipas meje, minoritet, 
Këta lanë vetëm Shqiptarët. 
Rri, i thash, ç’i ke këto? 
Se ata dinë ç’bëjnë vet. 
S’marrim vesh unë edhe ti, 
Kush do jetë minoritet. 
Aaa, mbaj gojën xhaxho xhani! 
Ti kur flet për zotërinë time . 
Në çdo mars unë ndihem mashkull. 
Këta më kanë vënë tatime. 
Një herë në vit prek gomaricë. 
Pa patkonj e pa sandale. 
Më zunë një ditë mbi një femër . 
Kërkuan kasën fiskale! 
Sipas teorisë së tyre, 
Për femër duhet të vdes. 
Një herë që palloj në Mars. 
Këta e quajnë biznes. 
Të lutem xhaxho ndihmomë! 
Hallin tim në melçis tune. 
Ne e bëjmë për t’u shumuar . 
Këto kemi vegla pune. 
Hiqe dreq, më mbylli gojën, 
Urtë e butë e me të qarë, 
Si njeri me argumente, 
Më la mua si gomar.