Nuk kishin marrë pagat prej disa muajsh, dy indianë denoncojnë pronarin, nis procedimi për 46-vjeçarin

38
Sigal

Policia ka nisur hetim ndaj një pronari të një vendgrumbullimi skrapi në Gjirokastër, pasi dy punonjës të tij, shtetas indianë, e kanë denoncuar për mosdhënie pagash.

Policia bën me dije se indianët kanë deklaruar se nuk kanë marrë pagat e disa muajve.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 46 vjeç, pasi 2 shtetas indianë, banues në Gjirokastër, të punësuar në biznesin e 46-vjeçarit (vendgrumbullim skrapi), kanë kallëzuar se ky shtetas nuk iu ka dhënë pagat e disa muajve”, njofton policia.