‘Nuk janë plotësuar kërkesat’/ Blegtorët nuk tërhiqen, sërish në protestë

21
Sigal

Blegtorët kanë dalë sërish në protestës në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit.

Ata kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Bujqësisë me kërkesat për rritjen e çmimit të qumështit, dyfishimin e subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe investimet për veprat ujitëse në blegtori.

“Nga ana e ministrisë ne kërkojmë pikë e parë rigjenerimi i kullotave dimërore, të cilat kanë dalë jashtë përdorimit dhe nuk janë funksionale, kërkojmë që të merret mendimi edhe i specialistëve të vjetër të cilët kanë eksperiencë pune, kërkojmë me çdo kusht rregullimin e çmimit të tregut të mishit, ku t’i dihet origjina dhe mishi i importit që tregëtohet nuk mund të tregëtohet për mish vendi dhe bio.

Ka investuar për thertore miliarda lekë, me çfarë do të furnizohet, ku i merr, vjen kasapi tek unë dhe thotë po do, po s’do, sa i do zemra, çfarë roli luan ajo thertore kur nuk marrin lekë nga ne”, deklarojnë blegtorët.