Nuk do të ketë reshje shiu/ Gjatë pasdites largohen edhe vranësirat, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

307
Sigal

 Ditën e sotme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Sipas Meteoalb temperaturat maksimale do të shkojnë në 33 gradë, ndërsa ato minimale në 10 gradë. Ndërsa era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor.

Parashikimi: 

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë spostim të vranësirave drejt zonave përgjatë kufirit lindor duke lënë bregdetin me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.