Nuk deklaruan pasurinë, kallëzim penal për 12 zyrtarë

412
Sigal

Masa administrative dhe kallëzim penal për 12 zyrtarë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka vendosur sot masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për dymbëdhjetë zyrtarë. ILDKP bën me dije se për dymbëdhjetë subjekte janë marrë masa administrative dhe janë kallezuar në organin e akuzës  për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a dhe neni 287 i Kodit Penal. Këto subjekte janë: Entela Vesho (Nakuçi), për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Anesti Qereshniku, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Thimi Lapi, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Tahir Kuka, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Mujë Buçpapaj, për funksionin Drejtor, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Edmond Osmani, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve, Arben Cara, për funksionin Drejtor, Ministria e Drejtësisë, Petrit Ymeri, për funksionin Anëtar i Këshillit Drejtues, Radio Televizioni Shqiptar, Lutfi Gjinishi, për funksionin Drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Edlira Late, për funksionin Drejtor, Ministria e Arsimit dhe Sportit,  Sonila Metohu, për funksionin Drejtor, Ministria e Financave, Zime Tota, për funksionin Drejtor, Ministria e Arsimit dhe Sportit.