Njihuni me parashikimin e motit për sot, çfarë surprizash rezervon pasditja

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijoje me kthjellime në të gjithë vendin tonë.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sigal

Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C mëngjesi në zonat malore deri në 35°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore verilindore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime gjatë paradites dhe mbrëmjes, ndërsa vranësira të lehta shfaqen gjatë mesditës dhe pasdites.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së diel do të paraqitet gjatë paradites në mbizotërimin e kthjellimeve. Pas mesditës do të ketë kalime vranësirash nëpër territor.

Parashikohet që orët e vona të pasdites të ri-kthejnë sërisht kthjellimet.