“Njeriu i memeve” Genc Sejko: Idiotë të Rilindjes, zgjedhje pa kriminelë nuk është tekë

1155
Sigal

I pagëzuar si “njeriu i memeve”, Genc Sejko, vijon të jetë i ashpër me mazhorancën dhe veçanërisht, atë që njihet ndryshe si “sekti i Rilindjes”.

Përmes një komenti të shkurtër në rrjetet sociale, Genc Sejko teksa i cilëson përkrahësit e idesë që të mbahen votime më 30 qershor pa opozitën si “Idiotë të Rilindjes”, u kujton këtyre të fundit, se me teka është një njeri që i bën naze ushqimit, por jo kur kërkon që të zhvillohen zgjedhje pa kriminelë.

“Ore idiotë të Rilindjes!

Me “teka”, është ai që nuk e do groshën pa mish, jo ai që i do zgjedhjet pa kriminelë”, shprehet Genc Sejko.