Ndjekje si në filma/ Dalin emrat e të plagosurve në Elbasan

533
Sigal

Një ngjarje e rëndë, dhe ende kontradiktore ka ndodhur pak minuta më parë në Krastë të Elbasanit, ku tre automjete janë përfshirë në një aksident.

Burime bëjnë me dije se një makinë, e cila ka qenë në ndjekje nga ana e policisë, ka përplasur postbllokun e vendosur në zonën e Krastës, duke lënë të plagosur të paktën tre persona, mes tyre dhe punonjës policie. Në zonë janë raportuar dhe të shtëna me armë zjarri, po dinamika e ngjarjes mbetet e pazbardhur.

Një prej efektivëve të plagosur ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, ku pritet t’i nënshtrohet dhe disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Nga përplasja janë plagosur pesë persona, të cilët janë transportuar në spital.

EMRAT

1. Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë

2. Diana Plaka

3. Durim Plaka (burrë e grua)

4. Albert Cani, instruktor autoshkolle

5. Adriana Mukja.