”Një kg shalqi shitet 12 lekë”, fermerët: Prodhimi ka mbetur pa shitur

572
Sigal

Prodhimi i shalqirit këtë vit është i mbarë por fermerët e Divjakës, thonë se mungesa e tregut ka bërë që çmimi të bie nën kosto. Në Divjakë aktualisht shalqiri shitet me 12 lekë për kg, pavarësisht se në tregjet të tjera e gjen shumë më shtrenjtë.

Këtë vit, prodhimi është i bollshëm dhe cilësia e mirë, por fermerët përballen me vështirësinë e tregtimit. “Sivjet është cilësia shumë e mirë nga ndikimi i kohës, por çmimet janë shumë të ulëta në krahasim me vitet e tjera. Tani e kemi me 12 apo 13 lek për kg”, tha në fermer. Në rënien e shitjeve ka ndikuar edhe pandemia, pasi vitet e tjera një pjesë e mirë e prodhimit shkonte për eksport.

“Tregjet për jashtë janë të bllokuara, ndërsa tregu i brendshëm ka kërkesë të ulët në krahasim me prodhimin”, tha ai. Ndërsa një tjetër fermer shprehet se “po punojmë vetëm që të marrim leket tona që kemi investuar, se fitim nuk. Ne kemi shpenzime për vaditjen, se mjetet punojnë me naftë”.