Dy persona i grabisin çantën me lekë 30-vjeçarit, detaje nga ngjarja

257
Sigal

Grabitet me dhunë një 30-vjeçar në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 8:25.

Policia ka marrë njoftim pasi i riu denoncoi atë që i kishte ndodhur, duke treguar se autorët kanë qenë dy. Këta të fundit, i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.