Një i vrarë dhe disa të plagosur në Batincë të Shkupit

316
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, Maqedonia e Veriut, ku si pasojë e të shëntave me armë zjarri ka humbur jetën një person dhe janë plāgosur disa të tjerë.

Mediat në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në oborrin e një lokali në fshatin Batincë, pas një konflikti për motive të dobëta. Gjatë zënkës një person ka mbetur i vdēkur dhe tre të tjerë të plāgosur.

Ndër të tjera mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë një grup të rinjsh, të cilët kanë përdorur thika dhe armē zjarri.

Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i kësaj ngjarje N.Z, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.