Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e qarkullimit rrugor njoftojnë në një deklaratë të përbashkët për nisjen e punimeve në një tjetër aks, çka do të sjellë devijim të lëvizjes.

ARSH dhe Policia bëjnë të ditur se duke filluar nga data 18 shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.

Për kërë arsye mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushe Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.
ARRSH dhe Policia deklarojnë se automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas.

Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.