Nishani publikon foton: Një polic kriminel qëllon mbi kokën e demokratit

267
Sigal

Ish-presidenti Bujar Nishani ka publikuar foton e dhunës ndaj një demokrati në ditën e protestës.

Nishani thekson se një polic kriminel ka qëlluar mbi kokën e këtij demokrati.

Postimi i Bujar Nishanit:

Kjo është një goditje me predhën që shpërndante gazin mbi demokratët.

Një kriminel mes rradhëve të policisë e qëlloi drejt i mbi kokën e një njeriu.

Natyrisht për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por gishti që tërhoqi këmbëzën e armës së krimit në të vërtetë është i Lulzim Bashës dhe tutorit të tij, Edi Rama.

Drejtësia vonon, por nuk harron. [🇦🇱]