Nishani mbërrin në Bujanoc, Serbia i vendos eskortë speciale, 300 policë dhe snajperë (Foto)

537
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Luginën e Preshevës me një takim me drejtuesit lokalë të komunës së Bujanocit. Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në këtë zonë.
Agjensia “Presheva Jonë” raporton se për mbarëvajtjen e kësaj vizite, autoritetet e sigurisë së Serbisë përveç një eskorte speciale që dallohet edhe në foto, kanë angazhuar edhe 300 policë, ndër të cilët edhe “civilë” si edhe shumë snajperë që po monitorojnë lëvizjet e kreut të shtetit.

Sipas protokollit të përcaktuar më herët, presidenti i Shqipërisë ka zhvilluar një takim me liderët politik të Luginës në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe pastaj ka vizituar shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnocin e Madh.
Raportohet gjithashtu se nga përfaqësuesit e Beogradit zyrtar në takimet me Nishanit ka qenë i pranishëm edhe Zoran Stankoviç, kryetar i Këshillit Koordinues për Jugun e Serbisë.

Vizitën e Nishanit në Luginën e Preshevës po e ndjekin edhe mediat më të mëdha në Serbi, si “Tanjug”, televizoni TRS, etj.
Sigal