Nis sesioni i ri parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet sot

124
Sigal

Sot ka nisur zyrtarisht sesioni i ri parlamentar i Kuvendit e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla prezantoi kalendarin e punës së Kuvendit.

Më pas ajo lexoi letren e Presidentit Bajram Begaj, drejtuar ligjvënësve shqiptare.

Pjesë e kësaj seance do të jenë nismat politike nga PS dhe PD për ish- spiunët e sigurimit dhe dekomunistizimin.

Rendi i dites:

Në mbështetje të urdhrit nr. 69, datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)

Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)

Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)

Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator. (Neni 27 i Rregullores)